Edi Reja shpalli listën për ndeshjet e tetorit, pjesë e saj edhe dy futbollistë kumanovar

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, gjatë ditës së sotme ka zbuluar listën e futbollistëve, të cilët do të ju kundërpërgjigjen urdhërave të italianit për 3 ndeshjet e tetorit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë kombëtarja “kuqezi” do ta zhvillojë me 7 tetor kundër Armenisë. Kjo ndeshje është me karakter miqësorë, dhe do të jetë një parapërgatitje për dy ndeshjet e rradhës që e presin Shqipërinë në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, kur fillimisht me 11 tetor do të luaj kundër Kazakistanit, ndërsa me 14 tetor luan ndaj Lituanisë. Që të dyja ndeshjet “kuqezinjtë” do ti zhvillojnë në transfertë.

Në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe dy futbollistët kumanovar, Lindon Selahi (Tuente) dhe Taulant Seferi (Jang Bojs), ndërsa gjithashtu bëjnë pjesë edhe 3 emra të rinj, si Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb) dhe Albi Doka (Gorica).

Listën e plotë të Edi Rejës mund ta shihni më poshtë:

Leave a Reply