Kukësi pasuesin e Edis Maliqit e gjeti në Zvicër

Kukësi pasuesin e Maliqit e ka gjetur në Zvicër. Skuadra e Safet Gjicit ka firmosur me kosovarin e lindur në Zvicër, Sadik Vitija.

Pavarësisht se ende nuk e kanë konfirmuar si afrim, ashtu siç kanë bërë me lojtarët që erdhën në ditën e fundit të merkatos si Agim Ibraimi dhe Gjelbrim Taipi, mediumi nga Shqipëria, “Panorama Sport” ka raportuar se mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar është tashmë zyrtarisht i Kukësit.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega në vijim, pasi është dhënë OK-i nga FIFA dhe klubi i tij i fundit në Zvicër, Shafhauzen, për transferimin te verilindorët.

Dokumentacioni është plotësuar në kohë rekord dhe në ditët e fundit është pritur me ankth që FIFA të konfirmojë transferimin.

Sadik Vitija, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Zvicrës U17, te Kukësi shihet si pasues i shkupjanit, Edis Maliq.

Vitija ka luajtur në Zvicër me Grasshopper (2 ndeshje në Superligë si zëvendësues) dhe më pas me Vaduz dhe Shafhauzen sezonin fundit. Pak hapësira për të kampionatin e kaluar, teksa numëron 5 ndeshje në periudhën gusht-shtator, ndërsa vlen të theksohet se me Vaduzin kishte luajtur edhe dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa.

Leave a Reply