Dueli historik, Haxhi Krasniqi lufton për kampion bote

Robin Haxhi Krasniqi lufton sot për tu shpallur kampion bote në boks. 33-vjeçari nga Kosova sonte do të sfidojë gjermanin Dominik Boesel, i cili aktualisht mbron titujt në ËBA dhe NBO.

Gjithçka është gati, me boksierët, që janë peshuar ditën e djeshme dhe kanë zhvilluar përballjen e fundit sy më sy përpara kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të dy.

Për Boesel kjo është kjo hera e parë që do të luftojë për të mbrojtur dy titujt në fuqi. Krasniqi në vitet e fundit ka treguar një rritje të madhë në boksin profesionist dhe pritet të jetë një kundërshtar mjaft i denjë për kampionin e botës, të cilit dëshiron t’ia rrëmbejë të dy titujt.

Meçi midis Haxhi Krasniqit dhe Dominik Boesel do të zhvillohet sot me fillim në ora 17:00 në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.

Leave a Reply