Brazili i nis me “manita” eliminatoret e Botërorit Katar 2022

Brazili eliminatoret e Botërorit Katar 2022 i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mundur Bolivinë me rezultatin 5:0, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola për “kariokët” në këtë ndeshje realizoi ylli i Liverpullit, Roberto Firminjo, ndërsa nga një gol tjetër shtuan Markinjos dhe Filipe Kutinjo.

Mbrojtësi i Bolivisë, Hoze Maria Karasko shtoi edhe një gol tjetër për Brazilin, duke shënuar në rrjetëne gabuar.

Brazili ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 14 tetor kundër Peru në transfertë, ndërkohë Bolivia do të ketë edhe një detyrë të vështirë si vendas kundër Argjentinës.

Leave a Reply