Bejtullai do të mungojë kundër Estonisë në Talin

Mbrojtësi shqiptarë i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai do të mungojë në ndeshjen e 11 tetorit kundër Estonisë në udhëtim, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi i Shkëndijës nuk do të udhëtojë fare për në Talin, aty ku nesër përfaqësuesja e vendit do të tentojë të marrë fitoren e dytë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, ku këtë edicion Maqedonia e Veriut bënë gara në kuadër të Ligës “C”.

Bejtullai u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale kundër Kosovës në Shkup, në të cilën ndeshje Maqedonia e Veriut shënoi fitore 2:1, duke siguruar kështu një vend për në finalen e madhe të edicionit të parë të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtarë do të ketë Gjeorgjinë.

Kujtojmë në dy ndeshjet e nëntorit Maqedonia e Veriut mundi Armeninë 2:1 në Shkup, ndërsa barazoi në udhëtim kundër Gjeorgjisë.

Leave a Reply