Drita e Ardian Nuhiut vazhdon efektin e qindtpërqindtë në Superligën e Kosovës  

3 ndeshje, 3 fitore! Kjo është Drita e Ardian Nuhiut që mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës e ka nisur në mëyrën më të mirë të mundshme, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione në fuqi në takimin e mbetur të javës së dytë mposhti Trepçën ’89 me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë për skuadrën nga Gjilani e realizoi Betim Haxhimusa në minutën e 59-të.

Gjithçka nisi nga këmbët e Astrit Fazliut,i cili kombinoi me Kastriot Rexhën, ndërsa ky i fundit për mrekulli asistoi për lojtarin e inkuadruar në lojë Betim Haxhimusën, që nuk e pati problem të shënojë në rrjetën e Prince.

Me këtë fitore Drita arriti në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në pozitën e dytë menjëherë pas Ballkanit të Ismet Munishit, që ka 13 pikë, por edhe dy ndeshje më shumë.

Leave a Reply