CIES: Mbappe futbollisti më i vlefshëm në botë

CIES ka publikuar listën e re të futbollistëve më të shtrenjtë në botë pas shfaqjes së koronavirusit.

Çmimi i futbollistëve vendoset në bazë të një algoritmi tashmë të njohur. Aty merren parasysh cilësia e futbollistit, kohëzgjatja e kontratrës, liga dhe klubi ku luan.

Sipas gjithë këtyre parametrave futbollisti më i shtrenjtë është francezi Kylian Mbape, që vlen 259 milionë euro, përcjell lajmi.net.

I dyti është Rahem Sterling, me vlerë 194 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë renditet Xhadon Sanço, me një vlerë prej 179 milionë euro.

TOP5 mbyllet edhe me dy futbollistë tjerë që luajnë në Angli, Trent Aleksander Arnold, që ka vlerën e 171 milionë eurove dhe Markus Rashford, me një vlerë prej 152 milionë euro. Pra plotë 4 futbollistë anglez në mesin e 5 futbollistëve më të shtrenjtë në Botë, ndërkohë ajo që bie në sy është se Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo që dikur dominonin botën e futbollit për shumë vite, janë larg majave.

Messi tani vlen vetëm 100 milionë euro, duke u renditur i 21-ti në këtë listë, ndërsa ylli portugez renditet në vendin e 70-të, me vlerë prej 62 milionë eurove.

Leave a Reply