Muriqi debuton me humbje te Lacio (VIDEO)

Vedat Muriqi ka debutuar me disfatë në fanellën e Lacios. Prizrenasi zbriti në fushë në minutën e 59’ të takimit, por nuk mundi të lë gjurmë, me ç’rast në fund skuadra e tij pësoi disfatë 3:0 në transfertën në “Luixhi Feraris” në Xhenoa, njofton “infOSport.mk”.

Pjesën më të madhe të punës vendasit e realizuan në pjesën e parë, kur edhe avansuan me golat e shënuar nga Fabio Kualjarela (32’) dhe Augello (41’).

Gjatë pjesës së dytë në skenë doli rezervisti Mikel Damsgaard, i cili në minutën e 74-të vulosi fitoren e dytë të Sampdorias në edicionin e ri.

Në anën tjetër për Lacion ishte kjo disfata e dytë në 4 javët e para, dhe që në start kjo skuadër shihet se nuk është as afër paraqitjeve të sezonit të kaluar.

Kështu, Vedat Muriqi e nis me humbje aventurën e tij te skuadra romake, duke luajtur kështu minutat e para zyrtare në “Serie A”.

Leave a Reply