Federata angleze nuk do ta dënojë Pikfordin për ndërhyrjen ndaj Van Dajk

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se portieri i Evertonit, Xhordan Pikford nuk do të përballet me asnjë veprim retrospektiv për ndërhyrjen e tij të tmerrshme ndaj mbrojtësit në Liverpullit, Virxhil van Dajk.

Dëmtimi i Van Dajk mund ti kushtojë shumë skuadrës kampione të Anglisë, pasi mbrojtësi holandez rrezikon të mos luaj deri në fund të sezonit, pasi u konfirmua se i njëjti do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

29-vjeçari pësoi dëmtimin pas një ndërhyrje të diskutueshme nga Pikford brenda zonës, në derbin e së shtunës midis Evertonit dhe Liverpullit që u mbyll me shifrat 2:2.

Portieri i Everton, Pikford, i shpëtoi kartonit të kuq për shkak të zyrtarit të VAR, David Coote, i cili konkludoi se fillimisht holandezi ishte në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë së fundmi përmes një njoftimi, edhe Federata Angleze ka vendosur që të mos ndëshkojë porterin anglez, me arsyetimin se gjithçka u sqarua gjatë ndeshjes nga VAR-i.

Leave a Reply