Kupa e Maqedonisë, e mërkura sjellë ndeshjet e 1/8 së finales

Të mërkurën në program janë ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Pra plotë gjithsej 8 ndeshje, 3 prej të cilave dhurojnë përballje mes skadrave nga elita.

Struga Trim Lum – Rabotniçki është ndeshja që tërheq më shumë vëmendje, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe ndeshja midis Renovës dhe Pelisterit. Akademia Pandev – Vardari është përballja e tretë mes skuadrave nga elita, ku pritet të ketë shumë paqartësi, ndërsa Shkëndija, që shihet edhe si favoriti kryesor për të fituar trofeun e Kupës do të përballet me Gostivarin në derbin e Pollogut.

Makedonija GJ.P është favoritë absolut përballë Sasa-s nga Kamenica, njëjtë sikurse edhe FC Shkupi përballë Kit Go.

Në Gjevgjeli Kozhuvi do të mirëpret Sileksin, ndërkohë një përballje me shumë paqartësi pritet të zhvillohet edhe në Shtip, ku mejdanin do të ndajnë Bregallnica dhe Bellasica.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:30.

Leave a Reply