Uest Hami shkroi historinë në ndeshjen kundër Totenhamit!

Skuadra e Uest Ham ka shkruar historinë në ndeshjen e javës së 5-të në Premierligë kundër Totenhamit. Edhe pse skuadra e Hoze Murinjos kishte një epërsi prej 3:0 deri në minutën e 82-të, në fund kjo ndeshje u mbyll me barazimin 3:3.

“Spërsat” falë dopietës së Hari Kejn (8’, 16’) dhe Song Heung Min (1’) bënë një start të vrrullshëm, teksa drama e vërtetë ndodhi në 8 minutat e fundit të takimit.

Ishte Balbuena ai i cili paralajmëroi këtë dramë me golin e realizuar në minutën e 82-të, kur shënoi për 3:1, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Sançez duke shënuar në rrjetën e gabuar zvogëloi epërsinë e vendasve në 3:2.

Një pikë skuadrës së Uest Ham nga kjo ndeshje i siguroi Lanzini me golin e shënuar në minutën e 94-të.

Kështu, Uest Hami u bë skuadra e parë në historinë e Premierligës që ka shmangur thuajse një disfatë të sigurtë pas një deficiti prej tre golash nga minuta e 81-të.

Leave a Reply