Futbolli në Greqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët për dy muaj.
Një vendim i tillë ka ardhur si masë për ndalimin e dhunës nëpër stadiumet e shtetit tonë fqinj. Qeveria e Greqisë erdhi me këtë ide pasi që një polic u lëndua rëndë gjatë një ndeshjeje midis Olympiakosit dhe Panathinaikosit.
“Me vite, kriminelët nën maskën e tifozëve kanë kryer krime serioze duke shkaktuar lëndime kritike e duke vrarë”, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Pavlos Marinakis.
“As sportistët, e as fansat nuk duhet të vuajnë nga sjellja vrastare e bandave kriminale”.