Përballja ndaj Partizanit? Adili: Për Vllazninë është një ndeshje e madhe (VIDEO)

Në kuadër të Superligës së Shqipërisë nesër përballen Partizani me Vllazninë e Shkodrës. Në fakt i pari me të dytin, sa i përket renditjes tabelare. Mbrojtësi i shkodranëve, Mevlan Adili ka vlerësuar ekipin e Partizanit, ndërsa ka thënë se për të dhe shokët e tij të skuadrës kjo është një ndeshje e madhe.

“Është një ndeshje e radhës, por për neve si futbollist të Vllaznisë ëshë një ndeshje e madhe, pasi kjo ndeshje mund të vendos edhe ardhmërinë tonë dhe nëse ia dalim me tre pikë do të distancohem pastaj 12 pikë nga vendi i dytë, dhe kjo do të ishte një ndjenjë shumë e mirë, pasi kemi futbollist të ri, dhe po u shpallëm kampion do të ishte si “trambolinë” për të dalur në një kampionat të huaj. Në lojë janë të tri rezultatet, fitorja, barazimi dhe humbja, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një ekip shumë të mirë si Partizani”, tha Mevlan Adili.

Leave a Reply