Kupa e Maqedonisë sot dhuron derbin e Pollogut, cila skuadër do pësoj humbjen e parë?

Kupa e Maqedonisë sot dhuron ndeshjet e 1/8 së finales, ndërsa një ndër ndeshjet që zgjon interes më së shumti, është edhe ajo në Gostivar, midis Shkëndijës dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një duel mes skuadrave kryesuese në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë – Perëndim, që ende nuk kanë shijuar disfatë, ndaj dhe pritet me shumë ëndje nga tifozët e të dyja skuadrave, edhe pse realisht Shkëndija është favorite absolute.

Megjithatë ndeshjet e Kupës gjithnjë kanë dhuruar surpriza, ashtu që roli i favoritit në ndeshje të këtilla nuk luan edhe aq shumë rol.

Shkëndija në këtë ndeshje është vendase, mirëpo për shkak punimeve në fushën e stadiumit në Tetovë, ata vendosën që këtë ndeshje ta zhvillojnë në Gostivar.

NDESHJET TJERA – Renova, gjithashtu ndeshjen me Pelisterin ishte e detyruar që ta zhvillojë në Reçicë, me shpresë se do të rikthehet te fitorja dhe do vazhdojë tutje në Kupë. Këto dy skuadra u takuan mes vete edhe në fundjavë,kur barazuan pa gola në Gostivar, ndërkohë FC Shkupi në stadiumin në Maxhari do të mirëpret ekipin e Kit Go.

Faza e 1/8 së finales sjellë edhe 3 përballje mes skuadrave nga elita, ku Akademia Pandev do të tentojë të marrë fitoren e parë ndaj Vardarit në përgjithësi. Kjo skuadër 11 ndeshje me rradhë nuk ka fituar përballë skuadrës shkupjane.

Struga Tri Lum që ndodhet në një formë shumë të mirë si nikoqir do të mirëpret Rabotniçkin, në ndeshjen e fundit mes skuadrave nga elita.

Makedonija Gj.P është favoritë absolut përballa skuadrës nga Kamenica, Sasa, Sileksi do të jetë mysafir i Kozhuvit në Gjevgjeli, ndërsa mjaft paqartësi pritet të ketë në përballjen në Shtip midis Bregallnicës dhe Bellasicës.

 

Leave a Reply