Ai momenti që çdo shqiptarë bënë krenar, falë Distria Krasniqit flamuri i Kosovës valvitet mbi atë të Serbisë

Distria Krasniqi gjatë ditës së sotme bëri krenar gjithë shqiptarët ane mbanë Botës, pasi ia doli të fitojë medaljen e artë në xhudo për Kosovën në “Grand Prix”-in e Hungarisë.

Xhudistja kosovare në finalen e madhe në kategorinë deri në 48 kg mposhti Paula Pareto nga Argjentina.

Moment i veçantë ishte ndarja e medaljeve në këtë kategori, e ku valviteshin edhe flamujt e fituesve, në mesin e të cilave ishte edhe Distria Krasniqi.

Flamuri i Kosovës, siç shihet edhe në foto valvitej mbi atë të Serbisë, me garuesen serbe që duheshe të pajtohet vetëm me medaljen e bronzit.

Falë kësaj medalje, Distria Krasniqi fitoi edhe 1000 pikë olimpike.

Leave a Reply