E bujshme, Futsal Shkupi mund të përballet me ekipin e Rikardinjos

Të martën (27 tetor) do të hidhet shorti për ndeshjet e raundit paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve në Futsal, aty ku bënë pjesë edhe skuadra kampione e vendit tonë, Futsal Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak pandemisë ky raund do të zhvillohet më ndryshe nga vitet tjera. Raundi paraeliminatorë nuk do të dhurojë grupe, por do të luhet me sistem nokauti, ku 46 ekipet do të përballen njëra me tjetrën në gjithsej 23 ndeshje, që do të zhvillohen nga data 24 deri me 29 nëntor.

Skuadrat fituese do të bashkohen me 9 klubet më të mira (Barcelona, Inter FS, Sporting Lisbon, Kairat Almaty, Benfika, Sport Club KPRF, TTG Ugra, Aktobe dhe FK Dobovec), për të siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave konkurruese.

46 skuadrat që do luajnë raundin paraeliminatorë janë ndarë në 6 grupe me nga 8 skuadra, e ku tashmë dihen edhe kundërshtarët potencial.

Kështu Futsal Shkupi bënë pjesë në grupin 2. “Bardhekaltërit” nga Çairi janë shortuar në vazon 2A të këtij grupi, bashkë edhe me skuadrën bjelloruse të Viten Orsha, atë nga Malta, Luxol St Andrews, si dhe skuadrën serbe të Crvena Zvezdës. Këto skuadra nuk mund të përballen mes vete, ndërsa për kundërshtarë potencial, kanë bullgarët e Çernomore, Allstars Wiener Neustadt nga Austria, Blue Magic FC Dublin nga Irlanda dhe skuadrën franceze të  ACCS Asnières Villeneuve 92, pjesë e së cilës është edhe lojtari më i mirë në Botë, Rikardinjo, transmeton “infOSport.mk”.

Ku i dihet fatit, ndoshta pikërisht Futsal Shkupi mund të jetë kundërshtarë i skuadrës franceze dhe yjet e skuadrës tonë të kenë mundësinë ti masin forcat me një ndër yjet e këtij sporti.

Leave a Reply