Gaethje: Do i’a thyej këmbët Khabibit, ende nuk ka pas punë me mua!

Kampioni i përkohshëm për peshat e lehta, Justin Gaethje, po bënë parapërgatitjet e fundit para duelit të madh kundër Khabib Nurmagomedov në UFC 254.

Ky duel është cilësuar si një nga eventet më të mëdha të vitit, ndërsa amerikani në konferencën e zakonshme para duelit është shprehu shumë optimistë për këtë përballje, duke theksuar se Khabib ende nuk është ndeshur me ndonjë garues si ai dhe se do i thyej këmbët luftëtarit nga Dagestani.

“E dini, unë nuk kam parë asnjë video të Khabib. Kam parë ndeshjet e tij, pasi unë jam një tifoz i madh i MMA-së, por nuk kam pse ta analizoj atë edhe pse e kam kundërshtar. Gjithmonë jam fokusuar që të jap maksimumin nga vetja. Ai nuk ka luftuar ende me dikë si unë, që ka po aq eksperiencë sa ai në ring. Nuk do ta lejoj që të më mbërthejë në cep të ringut. Nëse e bëj këtë gjë, atëherë unë jam i dehur. Plani im i lojës është që ta kap atë në mes dhe e kam thënë me qindra herë që unë aty shkaktoj dëme. Unë kam kocka të forta dhe do t’ia thyej këmbët. Kështu do të fillojë dhe më pas të shikojmë se si do të shkojë”, – është shprehur Gaethje.

Lufta midis Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të zhvillohet të shtunën në Abu Dabi.

Leave a Reply