Tronditet Milani në prag të ndeshjes me Romën, Donaruma dhe një tjetër rezultojnë pozitiv!

Milani ka marrë një lajm shumë të keq pak para ndeshjes ndaj Romës, që në program është sonte. Klubi kuqezi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se portieri Xhanluixhi Donaruma dhe Jen Hauge kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme.

Vërtetë një goditje e madhe për “rossonerët”, kjo sidomos mungesa e portierit numër 1, pikërisht në momentet kur skuadra po arrinte super rezultate, duke marrë maksimumin e pikëve.

Leave a Reply