Ardian Nuhiu flet pas fitores së madhe ndaj Arbërisë

Drita e Gjilanit të martën ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit kosovar, duke iu afruar tashmë liderit aktual, Ballkanit, në vetëm 3 pikë. Kjo epërsi e skuafdrës nga Suhareka mund të shkrihet sërish, duke pasur parasysh se kampionët në fuqi të Kosovës kanë edhe një ndeshje më pak.

Drita mundi në udhëtim Arbërinë, që ishte një ndër befasitë më të këndshme të edicionit të sivjetshëm në elitën kosovare.

Duke pasur parasysh pikërisht rezultatet e deritanishme të kësaj skuadre dhe punën e mirë që po bënë trajneri Arbnor Morina, trajneri i Dritës së Gjilanit, shkupjani, Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes tha se këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

“Një tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment për vazhdimësinë e kampionatit. Një ndeshje e luftuar, ku e kishim të vështirë që të qarkullonim dhe të lëviznim topin, krijuam disa raste dhe më vjen keq që nuk e mbyllëm ndeshjen më herët” – u shpreh fillimisht Nuhiu, .

“Drita gjithmonë kërkon më tepër, duhet të vazhdohet në këtë mënyrë. Po shohim një kampionat shumë të fortë me dhjetë ekipe, nuk ka ndeshje të lehta, duhet të luftohet qoftë edhe me ekipet që janë poshtë tabelës”, – tha Nuhiu për ‘Art Sport’

Arbëria mbetet në vendin e 5-të me 11 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Dritës tashmë renditet në vendin e dytë me 16 pike të grumbulluara, 3 më pak se Ballkani i vendit të parë.

Leave a Reply