Inter dhe Juve në garë për talentin e Xhenoas

Siç raporton Gazzetta dello Sport, dy skuadrat gjigande nga Italia, Interi dhe Juventusi do të duelojnë në merkato për mesfushorin e talentuar të Xhenoas, Nicolo Rovella.

19-vjeçari debutoi me Xhenoan këtë sezon, duke zhvilluar dy ndeshje në ‘Serie A’.

Inter dhe Juventus kanë kontaktuar presidentin e klubit nga Xhenoa, Preziosi, për ta pyetur rreth transferimit të Rovellas në janar.

Kontrata e tij me Xhenoan skadon verën e ardhshme, kur mund  të largohet me parametra zero.

Leave a Reply