Birmingham rikthen Paton në futbollin europian!

Ish sulmuesi i kombëtares së Brazilit, Aleksandre Pato, shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së Birmingham, duke i rikthyer në futbollin europian, raporton “Calciomercato”.

31 vjeçari ka qenë pa skuadër që nga largimi në gusht nga skuadra e Sao Paolos dhe Birmingham është e vendosur ta transferojë atë me kosto 0.

Pato për herë të fundit në Europë ka luajtur me Viljarealin (sezoni 2016/2017), ndërsa gjithashtu në futbollin europian kishte luajtur edhe me Çelzin dhe Milanin, ku edhe kishte kaluar periudhën e tij më të mirë.

Leave a Reply