Premtimi i Bardhit, nëse Maqedonia kualifikohet në Europian

Maqedonia është vetëm një hap larg ëndrrës së madhe për tu kualifikuar në Europianin e ardhshëm, ndërsa një gjë të tillë të besuarit e Igor Angellovskit do të diskutojnë me Gjeorgjinë me 12 nëntor në Tbilisi, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një shans i artë për gjeneratën aktuale të futbollistëve të Maqedonisë, pjesë e së cilës janë edhe 6 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu edhe shkupjanin, Enis Bardhi.

Ky i fundit duke folur në emisionin “Sport Time“ në “Super Sport“, ka bërë një premtim mjaft interesant.

“Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët”, – ka thënë Enis Bardhi.

Kujtojmë Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të edicionit 2019/2020 mundi Kosovën në Shkup, ndërsa tashmë në finalen e madhe do të përballet me Gjeorgjinë, me të cilën kombëtare u takua dy herë gjatë sezonit 2020/2021 në kuadër të Ligës “C”, dhe në të dyja ndeshjet barazoi me rezultatin 1:1.

Leave a Reply