Kozniku zbulon se si kishin udhëtuar me avion ushtarak dhe si e kishin mposhtur Zvezdën midis Beogardit

Legjenda e futbollit shqiptarw, Ardian Kozniku ka rrëfyer për herë të parë finalen e fundit të kupës së Ish Jugosllavisë mes Hajduk Split dhe Cërvena Zvezdws,  e zhvilluar me 8 maj tw vitit 1991 në stadiumin APJ në Beograd.

Ai kujton se ajo ishte finalja e fundit e kupës, e cila u zhvillua në gjendje lufte.

“Më kujtohet si sot ndeshja u luajt në mot të zymtë dhe me shi. Por ka mundur edhe të mos luhet, pasi lufta në Kroaci kishte filluar dhe pas vrasjes së 12 policëve kroat në Borovo Selo mori një kahje tjetër. Kryesia e klubit Hajduk vendosi që për shkak të situatës mos të udhëtohet në Beograd, duke kërkuar që të anulohet loja, por federata e futbollit jugosllav kërcënoi me dënim nëse nuk dalim në lojë. Në Beograd shkuam me aeroplan ushtarak dhe dolëm në fushë. Në shenjë pikëllimi rreth dorës së djathtë mbanim shirita të zi. Unë luajta deri në minutën e 87-të, pastaj më zëvendësoi Jeliçiç”, – kujton Kozniku, i cili sot jeton në Zagreb.

Ai më pas vijoi: “Në pjesën e dytë ne shënuam gol përmes Bokshiqit. Dhe, pas golit loja nisi të marrë një kahje të padëshiruar. Sinisha Mihajlloviç dhe Igor Shtimac gjatë gjithë lojës kishin duele verbale. Më vonë për shkak të një starti të pakujdesshëm të Mihajloviçit u krijua tollovi në terren dhe referi Fazlagiq i përjashtoi Mihajlloviçin dhe Shtimacin. Ishte e qartë se lufta në Kroaci u shfaqte edhe në teren. Kjo përleshje mes Hajdukut dhe Zvezdës vazhdoi edhe pas një muaji në “Marakana” të Beogradit, ku përsëri u përjashtuan Mihajlloviç dhe Shtimac, kurse Dragisha Biniq i Zvezdës nokautoi trajnerin e Hajdukut, Stanko Poklepoviq, sot i ndjerë”.

“Unë isha i mësuar dhe i përgatitur psiqikisht me provokime që mu bënin, sepse të tilla provokime kam pasur edhe më herët si lojtar i Vëllaznimit dhe Prishtinës, pastaj edhe i Hajdukut. Kur luanim si mysafirë nuk e kishim lehtë, gjithmonë kishim provokime, megjithatë në fushën e futbollit s’jam frikësuar. Të them të drejtën në ndeshje kush më ofendonte ia kam kthyer, por me publikun nuk kam pasur telashe”, – tregon Kozniku.

Leave a Reply