Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka konfirmuar edhe një miqësore tjetër, pas asaj ndaj Bosnje e Hercegovinës. “Verdhekuqt” me datë 1 qershor do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër Turqisë në Stamboll.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Shukru Saraçogllu / Çobani”, me fillim në orën 19:30 sipas kohës lokale në Maqedoni.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 dhe do të jetë një provë serioze për ekipin e trajnerit Goce Sedloski.
Vetëm dy ditë më parë përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër Bosne e Hercegovinës, një tjetër kombëtares pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksiksë. (infOSport.mk)

