Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U-14, Goran Georgievski, ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese kundër ekipit përkatës të Maltës.
Ndeshjet janë paraparë të luhen me datë 16 dhe 18 maj, ndërsa të njëjtat do të jenë një mundësi e shkëlqyer për futbollistët e rinj për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të treguar potencialin e tyre në fanellën e përfaqësuese të Maqedonisë.
Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”. Ndeshja e 16 majit do të startojë në ora 15:00, ndërsa ajo e 18 majit nga ora 14:30.
Futbollistët e ftuar nga seleksionuesi, Goran Georgievski:
Maksim Meçkarovski (Forca), Damjan Todorovski (Rabotniçki), Amir Baftijari (FC Shkupi), Stefan Drndarovski (FK Butel), Leon Ristov (Vardari), Afan Jonuzi (KF Arsimi), Nenad Jovanoviç (FK Butel), Rinor Palloshi (FC Shkupi), Leis Fakiç (FK Nikolla Karev) Stefan Petkovski (AP Brera), Dushan Petrov (FK Kozhuv), Kalin Karakash (FC Park), Adem Vukelj (FK Nikolla Karev), Gabriel Fudarski Mitev (AP Brera), Ognen Bozhinovski (FC Forca), Davor Grabulovski (FC Park), Anik Isufi (Milano), Kalin Arsovski (FC Park), Diar Muharemi Isaki (Akademija Grozdanovski), Ubeit Muadini (Milano), Angel Simonovski (FC Kull), Omer Ademoviq (Makedonija Gj.P) Viktor Drogishki (FK Nikolla Karev), Viktor Grdanoski (GFK Ohrid);

