Mbape dhe Falkao treguan magjitë e tyre ndaj Stouk Siti të Shaqirit (VIDEO)

Skuadra e Monakos ka shënuar fitore 4:2 ndaj Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit në ndeshjen kontrolluese, që të dyja skuadrat e zhvilluan në kuadër të përgatitjeve para sezonale.

Ndeshjen e parë pas një pushimi më të gjatë me fanellën e Monakos e zhvilloi super talenti Kilian Mbape, i cili ishte në qendër të merkatos së verës që nga fillimi, mirëpo duke mos bërë transferim në ndonjë skuadër tjetër.

Francezi u paraqit në një ndeshje futbolli vetëm pas 5 ditëve përgatitje me skuadrën. Edhe pse nuk shënoi ndaj Stouk Sitit, Mbape shkëlqeu me një veprim të bukur të bërë për Falkaon, i cili në vazhdim të aksionit nuk e pati aspak të vështirë për të shënuar, në ato momente për rezultat 3:2.

Përveç tij në listën e golashënuesve te Monako u regjistruan edhe Fabinjo (34’-penalti), Sen Maksim (39’) dhe N’Doram (71’), derisa për Stouk Sitin shënuan Saido Berahino (10’), i cili mjaft mirë u gjet në zonën kundërshtare nga ana e Xherdan Shaqirit dhe Diuf (47’), i cili shfrytëzoi një intervenim jo të sigurtë nga ana e portierit të Monakos.

Leave a Reply