Zahov: Me Qaton Shkëndija frymon ndryshe, besoj ashtu do jetë edhe sot ndaj Bregallnicës

Skuadra e Bregallnicës është pengesa e rradhës për Shkëndijën që pretendon fitore për ngushtim të diferencës me kreun e renditjes, duke ditur se lideri aktual, Struga Trim Lum këtë xhiro është e lirë.

Portieri i “kuqezinjëve”, Kostadin Zahov beson se rezultati nuk do të mungojë, nëse ekipi performon në lartësinë e tre ndeshjeve të fundit.

“Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur dhe kjo shihet në performansat tona përballë Shkupit, Pobedës dhe Skopjes. Tani duam të vazhdojmë me këtë avaz për të treguar konsistencë në paraqitje e rezultate” – u shpreh fillimisht Zahov, i cili foli edhe për kundërshtarin e sotëm, Bregallnicën, skuadër kjo që në të kaluarën ka ditur të luaj rolin e “maces së zezë” në përballjet ndaj Shkëndijës.

Çdo rival meriton respekt, pavarësisht pozitës në renditje. Bregallnica në të kaluarën ka ditur të jetë ‘mace e zezë’ për Shkëndijën dhe për këtë arsye ne shikojmë me kujdes këtë ndeshje. Do futemi sikur luajmë një finale dhe me qasje maksimalisht serioze besoj të marrim fitoren e rradhës“ – u shpreh Zahov.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Bregallnicës do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, dhe e njëjta do të startojë në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply