FC Shkupi, gjenerata 2011, e udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi, janë shpallur kampion republikan, duke lënë shumë mbrapa vetes rivalin e përjetshëm, Vardarin, shkruan “infOSport.mk”.
Pikërisht me stilin e kampionit, djelmoshat “bardhekaltër” mundën Vadarin sot me shifrat 3:0, duke konfirmuar pozitën e parë me 52 pikë, plotë 14 pikë më shumë se ekipi rival nga Parku i Qytetit.
FC Shkupi U15, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar, numëron 16 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje, që i bënë ata të pa konkurrent në këtë gjeneratë.
Drejt këtij suksesi të madh, ekipin e udhëhoqi Dijar Aliju, që deri më tani ka regjistruar 17 gola dhe mbi 10 asistime.
Ndeshjen e fundit të besuarit e rinj të Alisa Vishit do ta zhvillojnë kundër Shkëndijës së Tetovës. (infOSport.mk)

