“El Clasico”, Real Madridi perfekt në 30 minutat e para (VIDEO)

Real Madridi ka shënuar dy gola  brenda 30 minutave të para në ndeshjen “El Clasico” që po zhvillohet në këto momente.

Karim Benzema zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13-të, duke i dhënë avnatazhin 1:0 Realit ndaj Barcelonës.

Francezi ka shënuar pas një aksioni fantastik, ku finalizimi ishte thjesht perfekt.

Benzema shënoi me një goditje me finte, duke befasuar edhe portierin Ter Stegen, i cili nuk arriti të reagonte, njëjtë sikurse edhe në minutën e 28-të, kur u befasua nga goditja e Toni Kros nga gjuajtja e lirë.

Leave a Reply