Premierliga angleze me njoftim zyrtar për vazhdimin e kampionatit

Sot gjatë ditës janë takuar aksionarët e Premierligës për të diskutuar rreth vazhdimit të kampionatit, i cili tashmë disa javë të plota është pezulluar, për shkak të Koronavirusit.

Vendimi i parë, për të cilin të gjitha palët u dakorduan është se Premierliga nuk do të mund të rinis gjatë muajit maj, dhe se ky sezon do të vazhdohet vetëm kur të jetë gjithçka e sigurt.

“Gjëja e rëndësishme është që të ruhet shëndeti dhe mirëqenia e kombit dhe komuniteteve tona, përfshirë futbollistët, trajnerët, menaxherët, stafin e klubit dhe tifozët”.

“Data e rifillimit është nën rishikim të vazhdueshëm me të gjithë palët, pasi ndikimi i pandemisë COVID-19 po rritet dhe ne do të punojmë së bashku gjatë kësaj kohe shumë sfiduese”.

“Premierliga është duke punuar ngushtë me tërë futbollin profesional në këtë drejtim, si dhe me Qeverinë, agjencitë publike dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm për të siguruar që loja të arrijë një zgjidhje bashkëpunuese mes palëve”.

“Me këtë, ekziston një objektiv që të gjitha ndeshjet e mbetura të ligës vendase dhe kupave të zhvillohen, duke na mundësuar që të ruajmë integritetin e secilit garim”.

“Sidoqoftë, çdo kthim në lojë do të bëhet vetëm me mbështetjen e plotë të Qeverisë”.

“Klubet e Premierligës në konsultim me lojtarët do vendosin për një ulje të pagave në masë 30%, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për puntorët e klubeve”.

“Premierliga gjithashtu do të jap 125 milionë euro për EFL-në dhe Ligat Nacionale, si dhe do jap një donacion prej 25 milionë euro për NHS”.

Leave a Reply