Juventus -Barcelona, formacionet zyrtare

Janë publikuar tani më edhe formacionet zyrtare të kryendeshjes së mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Alianzz Arena” në Torino, me fillim nga ora 21:00.

Te Juventusi siç dihet do të mungojë Kristiano Ronaldo për shkak të infektimit me koronavirus, ndërkohë trajneri “katalunas”, Ronald Kuman nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit, Filipe Kutinjo, ndërsa bie në sy inkuadrimi i Pjaniç, që do të duhet të luaj kundër ish skuadrës së tij. Ndërkohë në anën tjetër nuk bënë pjesë në formacionin titullarë, Arthur, që ishte pjesë e shkëmbimit me boshnjakun.

Ja si duken formacionet e të dyja skuadrave:

JUVENTUS: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Bonucci, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata
BARCELONA: Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Pedri, Messi, Dembelé; Griezmann

 

 

Leave a Reply