CR7 ka dalë pozitiv me “Covid19” plotë 18 herë

Kristiano Ronaldo ka mbetur i dëshpëruar që nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të cilën “Zonja e Vjetër” e humbi me rezultat 2:0 mbrëmë në Torino.

Portugezi doli pozitiv edhe në testin e fundit që bëri 24 orë para ndeshjes ndaj skuadrës “katalunase”, duke humbur kështu mundësinë që sërish të ndeshet me Lionel Messin.

Sipas mediumit “TV1” në Portugali, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë.

Hera e parë kur 35-vjeçari doli pozitiv ishte më 13 tetor, në kohën sa ishte i grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 130 gola të shënuar.

Leave a Reply