Kondogbia nesër kalon testet mjekësore, gati të veshë fanellën e Atl.Madridit

Mesfushori i Valencias, Zhofri Kondogbia do të kalojë te Atletiko Madridi për shumën e 20 milion eurove, njofton “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.

Mesfushori nga Gana te Atletiko Madridi pritet të zëvendësojë Tomas Partej, i cili kaloi në rradhët e Arsenalit për shumën e 50 milion eurove.

Është La Liga që ju ka dhënë një afat prej 30 ditësh “jorganxhinjëve” për të gjetur një zëvendësues për Tomas, i cili u largua pas aktivizimit të klauzolës.

Kështu Atletiko Madridi mund të transferojë futbollistë të ri deri me datë 5 nëntor.

Kondogbia është i përzgjedhuri i drejtuesve të Atletiko Madridit, dhe i njëjti pritet që nesër të ju nënshtrohet testeve mjekësore.

Futbollisti afrikan kishte akuzuar ashpër drejtuesit e Valencias për shkak politikës së transferimeve të futbollistëve. “Shkatërruan një proekt ambicioz” kishte thënë Kondogbia në fillim të sezonit.

Leave a Reply