Presidenti i UFC-së lëshon ‘bombën’, Khabibi do të rikthehet edhe për një meç!

Khabib Nurmagomedov pas fitores ndaj Xhastin Gejxh njoftoi pensionimin nga luftërat e MMA-së, vendim ky që habiti të gjithë, për më tepër që ai ishte mbreti absolut në garat e UFC254 me 29 fitore nga po aq meçe.

Megjithatë vendimin për tërheqjen nga ky sport, Khabibi i’a kishte premtuar edhe nënës së tij, me të cilën kishin diskutuar gjërë e gjatë rreth një vendimi të tillë, kjo edhe për shkak humbjes së babait të tij, që më nuk do ishte pranë tij gjatë luftërave që dagestanezi do ti zhvillonte.

Megjithatë numri një i UFC-së, Dana Uajt, beson se Khabib do t’i rikthehet këtij sporti sërish.

“Khabib dhe unë kemi folur. Ai ishte shumë emocional kur lufta mbaroi, por unë e kam ndjenjën që ai mund të shkojë për 30:0”, ka deklaruar Uajt, kur u pyet nëse Khabibi mund të luftojë përsëri.

“Unë e dua këtë. Babai i tij dëshironte që ai karrierën ta përfundonte me seri 30:0, dhe mendoj se Khabib dëshiron ta përmbush besimin e tij” – ka thënë Uajt.

Leave a Reply