Donaruma dhe Hauge të gatshëm për ndeshjen me Udinezen

Donaruma dhe Hauge kanë mundur koronavirusin, ashtu që kjo dyshe do të jetë në gjendje për të ndihmuar Milanin në ndeshjen kundër Udinezes.

Kujtojmë Milani nesër me fillim në ora 12:30 do të mirëpret Udinezen në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në “Serie A”.

“Donaruma dhe Hauge që nuk kishin fare simptome kanë rezultuar negativ në testet e Covid 19. Për këtë janë informuar edhe autoritetet shëndetësore dhe që të dyja kanë marrë leje që të rikthehen në stërvitje dhe në ndeshjet e futbollit” – thuhet në kumtesën e Milanit.

Pa dyshim është ky një lajm i mirë për trajnerin Pioli, i cili me siguri se më shumë i gëzohet rikthimit të portierit Donaruma, i cili sjellë shumë siguri në portën “kuqezi”.

Leave a Reply