Perez ka gati 85 mln euro për yllin e Bajernit të Munihut

Verën e ardhshme pritet që Florentino Perez të bëjë goditje të mëdha në merkato, derisa “madrilenët” tashmë kanë piketuar disa emra të mëdhenj.

Ylli i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Realit është Xhoshua Kimih i Bajernit të Munihut. 25-vjeçari është njëri nga futbollistët më në formë për momentin në Europë.

Kimih mund të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, mesfushor dhe sulmues. Prandaj Zidane e dëshiron atë në skuadër, teksa Perez nuk e ka ndërmend të kursehet.

Perez është i gatshëm të ofrojë 85 milionë euro për Kimih, aq sa kërkojnë drejtuesit e Bajernit të Munihut. Kontrata e tij aktuale me “Bavarezët” skadon në vitin 2023.

Leave a Reply