Klop: Sallah, Mane dhe Jota ishin të papërmbajtshëm (VIDEO)

Jurgen Klop gjatë konferencës për shtyp kishte vetëm lëvdata për ekipin e tij, në veçanti treshen sulmuese Sallah-Mane-Jota, ndërsa gjithashtu nuk harroi pa përmendur edhe portierin kundërshtarë, Sportiello, i cili kishte bërë tre pritje të klasit botëror. Po të mos ishte Sportiello në portën e Atalantas, Liverpulli do të mund të regjistronte një fitore edhe më të thellë se ajo, 5:0.

“Ishte një performancë që na duhej sonte. Djemtë bënë një lojë të pabesueshme. Vija e parë mbrojtëse dhe sulmuese ishte e jashtëzakonshme. Organizimi i mesfushës, dëshira, gatishmëria, vija e fundit që shtynte lart duke ditur kërcënimin që mund të shkaktonte Atalanta. Ju fitoni një ndeshje 5:0, mund të shënoni edhe më shumë gola, por portieri bën tre pritje të klasit botëror” – u shpreh fillimisht Jurgen Klop.

“Ishte e vështirë kundër nesh sonte. Nuk mendoj se dikush mund të kishte mbrojtur kundër Sadio Mane, Mo Salah dhe Diogo Jota. Kështu që nuk kishte të bënte me taktikat ose sistemin tonë, kishte të bënte me ekipin. Kishte të bënte vetëm me lojtarët sonte” – deklaroi Klop.

 

Leave a Reply