Vëllai i Tajson Fjuri mahnit me paraqitjen e tij, nokauton kundërshtarin me 4 goditje të fuqishme (VIDEO)

Nëse bota e boksit e ka frikë Tajson Fjurin, tashmë është një tjetër anëtar i familjes që po merr vëmendjen e mediave.

Bëhet fjalë për Tomi Fjuri, vëllain e Tajson, i cili ka arritur fitoren e katërt në karrierën e tij.

Anglezi bëri një ndeshje të madhe kundër Genadij Krajevskij, të cilin e mposhti me “knockout”.

Tomi Fjurit i mjaftuan katër goditje për t’a hedhur në tokë kundërshtarin, i cili më pas kërkoi dhe ndihmë e stafit mjekësor për të marrë veten.

Një nisje e mbarë kjo për Tomi Fjuri, i cili po shkon hapave të vëllait të tij, Tajson Fjuri, të cilin njëkohësisht e ka edhe trajner personal.

Leave a Reply