Luis Suarez rezulton pozitiv me “Covid 19”

Luis Suarez ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”. Një gjë të tillë kanë njoftuar edhe nga Federata e Futbollit të Uruguait.

Një gjë e tillë u bë e ditur pas testeve të kryera në ekipin kombëtar të Uruguait, kur përveç Luis Suarez, pozitiv kishte rezultuar edhe Rodrigo Munoz.

Asnjëri prej tyre nuk ka simptoma.

Kështu Suarez do të humbasë përballjen derbi me Brazilin të mërkurën në kualifikimet e Kupës së Botës, ndërsa me shumë gjasa do të humbasë edhe derbin e madh ndaj Barcelonës në kampionat.

Kujtojmë skuadra e tij, Atletiko Madridi të shtunën në “Vanda Metropolitano” do të mirëpret Barcelonën e Ronald Kuman.

Leave a Reply