E ardhmja e Hysajt, ja ku mund të përfundojë shkodrani sipas mediave në Itali

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet ende një mister. Kontrata e mbrojtësit shkodran me Napolin përfundon në fund të sezonit dhe ai mund të firmosi me një skuadër të re në janar duke parë që një gjë e tillë lejohet nga rregullorja e FIFA-s. Mediat italiane kanë bërë një pasqyrim të situatës së Hysaj dhe shkruajnë se ka shumë shanse që mbrojtësi shqiptarë të rinovojë kontatën edhe pse deri më tani nuk ka ende diçka zyrtare.

Palët vijojnë bisedimet duke parë që me Gatuzon, Hysaj është rikthyer sërish në një titullar të padiskutueshëm dhe një lojtar i rëndësishëm për Napolin.

Duke e ndarë me përqindje të ardhmen e mbrojtësi kuqezi, “Tuttomercato” zbulon se ka 25% shanse që të largohet nga Italia, 25% shanse të qendrojë me një skuadër tjetër në Itali dhe 50% që të firmosi me Napolin.

Dy skuadrat që kanë shfaqur interesim në të kaluarën ishin Atletiko Madridi dhe Spartaku i Moskës, ndërsa këto dy ekipe mund të rikthehen sërish në garë për shërbimet e Hysajt.

Leave a Reply