Bandat kriminele rrëmbejnë ish mesfushorin e Fiorentinës, rrëmbyesit më thanë që kishin humbur shumë para në bastet

Kristian Obodo është një emër i njohur në futbollin italian. Ish-mesfushori nigerian, i cili u tërhoq na futbolli në vitin 2017, në Itali ka luajtur me ekipe si Fiorentina, Udinese, Peruxha, Torino dhe Leçe, ndërsa numëron 21 ndeshje dhe 4 gola me kombëtaren afrikane.

36-vjeçari ndodhej në Nigeri së bashku me të dashurën e tij. Të dy po udhëtonin me makinë, teksa disa persona të armatosur i kanë ndërprerë rrugën në qytetin jugor Ëarri, që gjendet afër krahinës Delta.

Obodo është marrë me forcë dhe është futur në automjetin e personave të armatosur,teksa kishte ndaluar për të blerë diçka në një pikë shitëse.

 

Në një rrëfim për Brila FM, 36-vjeçari ka thënë se kishte përfunduar në një pyll.

“Qëndrova i mbyllur për 4 orë në bagazhin e një makine. Rrëmbyesit më thanë që kishin humbur shumë para në bastet që kishin vënë për ndeshjet e Nigerisë. Nuk ushtruan dhunë ndaj meje, thjesht më kërcënuan. Nuk e kuptoj pse më ndodhin mua këtë ngjarje të frikshme“, u shpreh Obodo për median afrikane.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari rrëmbehet në vendlindjen e tij.

Rasti i parë ndodhi 8 vite më parë. Obodo ishte nisur të shkonte në një meshë dhe para futjes në kishë, disa persona të armatosur i dolën para dhe e rrëmbyen, për ta liruar më vonë pas pagesës së një shumë parash.

Leave a Reply