Obamejang dhe shokët e tij u mbajtën “peng” për 6 orë në aeroportin e Gambias

Ekipi kombëtar i Gabonit ka hasur në një surprizë të pakëndshme në aeroportin e Gambias. Obamejang i Arsenalit me shokë janë bllokuar për 6 orë në këtë aeroport, teksa autoritetet iu morën pasaportat për verifikime, të cilat duhet thënë se ishin paksa të ekzagjëruara.

Çka bëri që futbollistët të përdornin ambientet e aeroportit për të marrë një sy gjumë apo për t’u çlodhur pasi ora lokale ishte 11 e mbrëmjes dhe lojtarët janë liruar nga detyrimet e aeroportit vetëm në orën 6 të mëngjesit.

E gjithë kjo papërgjegjshmëri e autoriteteve të Gambias erdhi vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes së vlefshme për “Africa Cup of Nations”, mes Gabonit dhe vendasve të Gambias.

Vlen për t’u theksuar se takimi i parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur me triumfin 2:1 të Gabonit, në një takim ku shënoi edhe Pier Emerik Obamejang, teksa ylli i Arsenalit së bashku me ish-mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina, janë lojtarët kryesorë të afrikanëve.

Në anën tjetër te Gambia për këtë ndeshje u grumbullua edhe sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe, mirëpo i njëjti nuk ave ishte grumbulluar në mesin e 22 lojtarëve as në ndeshjen e parë, e as në ndeshjen e sotme, në të cilën kombëtarja e tij shënoi fitore 2:1.

Leave a Reply