Maqedonia dhe Kosova sërish në Ligën “C”, Shqipëria siguroi një vend për në Ligën “B”

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e fundit në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, me ç’rast edhe zyrtarisht janë mësuar ekipet që do luajnë një rang më lartë, apo më poshtë për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni, njofton “infOSport.mk”.

Kështu në kuadër të Ligës “C” ku bënin pjesë Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, janë vetëm “kuqezinjtë” që prekën suksesin e dëshiruar.

Të besuarit e trajnerit Edi Reja falë fitores së sotme ndaj Bjellorusisë (3:2) arritën të sigurojnë pozitën e parë në grupin 4 të Ligës “C”, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në Ligën “B” edicionin e ardhshëm.

Shumë afër realizimit të kësaj ëndërre ishte edhe Maqedonia, mirëpo ekipi përfaqësues i vendit tonë zhgënjeu në ndeshjen e fundit, duke u mundur nga Armenia në Nikozia të Qipros, transmeton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë të besuarit e Angellovskit edhe pse udhëheqnin renditjen tabelare në grupin 2 deri në ndeshjen e sotme, ata në fund ia dorëzuan shiritin kombëtares armene, që edicionin e ardhshëm së bashku edhe me Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi dhe Slloveninë do të luajnë një rang garash më lartë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply