Bregallnica dhe Tikveshi nuk gabojnë, fiton edhe Kit Go e Alpaj Jusuf

Bregallnica dhe Tikveshi, dy skukadrat pretendente për inukadrim në Ligën e Parë, pa shumë probleme kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Bregallnicës i mjaftoi vetëm pjesa e parë për të mundur Kozhuvin në derbin e kësaj jave, edhe atë me shifrat 3:0. Andrej Kudijan (22’, 43’) dhe Ljupçe Kudev ishin autorë të golave për ekipin nga Shtipi, që në këtë mënyrë vazhdonë të kryesojë renditjen me 32 pikë, dy më shumë se Tikveshi, që si vendas mundi Osogovën me shifrat 3:1. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1. Jordanço Naumoski (26’) shënoi golin e avantazhit për Tikveshin, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Toshe Manov solli simetri në rezultat. Pjesa e dytë foli në tërësi për vendasit, të cilët falë golave të shënuar nga Riste Temelkov (71’) dhe Aleksandar Mishov (89’) në fund arritën deri tek 3 pikët e planifikuara.

Fitore bindëse 3:0 regjistroi edhe Kit Go, aty ky luan edhe kumanovari Alpaj Jusuf. Ky i fundit si zakonisht luajti titullarë, duke dhënë një kontribut të madh në mesfushën e skuadrës vendase, që çështjen e fituesit e zgjodhi që në pjesën e parë, kur falë golave të shënuar nga Vladimir Dujovski (12’) dhe Toni Miçkovski (36’)  avansoi me rezultatin 2:0, ndërsa fitoren e Kit Go e vulosi sulmuesi Boshko Stupiq në minutën e 69-të.

Fitore identike 3:0 regjistroi edhe Slloga Vinica përballë Plaçkovicës, ndërkohë Sasa si mysafir me rezultatin 2:1 mundi Pobedën.

LDFMV – Lindje, java 12

Bregallnica 3:0 Kozhuvi
Tikveshi 3:1 Osogova
Kit Go 3:0 Rosoman
Slloga V. 3:0 Plaçkovica
Pobeda 1:2 Sasa

Leave a Reply