Super Bernard Berisha me dy gola ndal Zenitin e madh (VIDEO)

Bernard Berisha po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Akhmat Grozni në elitën e futbollit rus, teksa sot ka shënuar dy gola në barazimin 2:2 të skuadrës së tij përballë gjigandëve të Zenitit,njofton “infOSport.mk”.

Berisha shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke ju dhënë kundërpëgjigje golave që shënonin futbollistët e Zenitit.

Këta të fundit avansuan me golin e Kuzjajev në minutën e 16-të, ndërsa Berisha u kundërpërgjigjë 10 minuta më vonë, duke shënuar golin e barazimit.

Mbrojtësi kroat Dejan Lovren në minutën e 48-të sërish kaloi në epërsi Zenitin, ndërsa këtë herë përgjigjja e Bernard Berishës erdhi vetëm 5 minuta më vonë, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Kujtojmë Berisha me “dopietë” kishte mbyllur edhe takimin e javës së 12-të kundër UFA, me ç’rast reprezentuesi kosovar në 14 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligën ruse, numëron plotë 6 gola.

Ndërkohë Zeniti edhe pas këtij barazimi kryeson renditjen me 31 pikë, po aq sa ka edhe CSKA Moska në vendin e dytë (një ndeshje më pak), ndërkohë Akhmat Grozni i Bernard Berishës me  24 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply