Caktohen arbitrët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës

Nesër në program janë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa tashmë dihen edhe emrat e arbitrëve që do të udhëheqin katër ndeshjet e planifikuara, njofton “infOSport.mk”.

Në mungesë të dy arbitrëve më me emër në futbollin vendor, Aleksandar Stavrev dhe Dimitar Meçkarovski, nga FFM kanë vendosur që ndeshjet e nesërme të ju besohen këtyre arbitrëve.

Marjan Eckoski do të jetë kryesori i takimit në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit, ndërsa pak kilometra më larg në stadiumin “Bllagoja Istatov”, ndeshjen midis Bellasicës dhe Makedonija GJ.P do ta drejtojë strugani, Jovan Kaçevski.

Arbitër kryesor i takimit në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës do të jetë Marjan Markoski, ndërsa në stadiumin e qytetit në Strugë, aty ku mejdanin do të ndajnë Struga Trim Lum dhe Renova, kryesori do të jetë Marjan Gocevski.

Të gjitha ndeshjet e nesërme do të startojnë në ora 13:00.

 

Leave a Reply