Mbyllen 45 minutat e para të ndeshjeve çerekfinale, gola vetëm në ndeshjet në Strumicë (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Gola u shënuan vetëm në ndeshjet që po zhvillohen në Strumicë, ndërsa rrjetat po pushojnë në Kratovë në ndeshjen, Sileksi-Shkëndija, dhe në Strugë, në ndeshjen Struga Trim Lum – Renova.

Ndryshe golin e parë në takimet e sotme e realizoi Goran Tomovski i Akademia Pandev, kur në minutën e 36-të shënoi në rrjetën e Artan Iljazit nga afërsia.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë e takimit Akademia Pandev – FC Shkupi, ndërsa vetëm pak kilometra më larg, në stadiumin “Bllagoj Istatov”, po në Strumicë, Bellasica dhe Makedonija GjP, pjesën e parë e mbyllën me shifrat e barabarta 1:1.

Ermedin Adem në minutën e 39-të kaloi në epërsi Makedonija GJ.P, me një gol të bukur të shënuar nga brendia e zonës, ndërsa kundërpërgjigjja e futbollistëve vendas, erdhi në minutën e 43-të, kur Kalanoski shfrytëzoi shpejtësinë e tij dhe me shumë instikt arriti që të mposht portierin e skuadrës shkupjane, duke bërë që skuadrat në pushim të shkojnëme nga një gol.

Leave a Reply