E bujshme, Interi tenton yllin e Juventusit!

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi nuk është ende e qartë, ndërsa shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij po e përcjellin situatën me shumë vëmendje. Një ndërsa ata skuadra është edhe Interi, që shpreson shumë edhe te administratori i saj, Xhuzepe Marota. Ky i fundit ishte ai që e solli në Torino Paulon, dhe i njëjti nuk ka ndërmend që të heqë dorë.

Megjithatë Marota duhet të ketë parasysh se për shërbimet e argjentinasit 26-vjeçar interesohen edhe klube si Mançester Junajtedi, Reali i Madridit dhe PSZh-ja, ashtu që vetëm një shumë mirë e ofruar mund ta ndihmojë atë që të sjellë Dybalan në “Xhuzepe Meaca”.

Dibala nga ana e tij është gjithashtu në mëdyshje për të vazhduar apo jo sezonin e ardhshëm te Juventusi, duke parë se edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk pranojnë pretendimet e tij ekonomike prej të paktën 12 milionë eurosh në sezon dhe kaq mjafton që hipoteza e divorcit të jetë më se e mundur këtë verë, pa akordin mes palëve.

Leave a Reply