Liga e Kampionëve, finale për Interin dhe Realin e Madridit

Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa ndeshje interesante, edhe atë që në orën 18:55, kur rekordmenët e Real Madridit do të kërkojnë fitoren në transfertë kundër Shakhtar Donetsk. Kjo përkthehet me kalimin në fazën tjetër dhe spanjollët do të zbresin në fushë të karikuar dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në përballjen e parë me ukrainasit.

Ukrainasit në rast fitoreje do ta siguronin vendin e dytë të paktën për një javë, por në anën tjetër nëse Real Madridi arrin të sigurojë tre pikët e mundshme atëherë do të lëviznin nga pozita e dytë në të parën në Grupin B.

Atletiko Madridi nëse do të siguronte fitore kundër “Bavarezëve”, do të blindonte pozitën e dytë në Grupin A, kurse skuadra e Liverpullit në rast fitoreje sot në “Enfilld Roud” do të siguronte biletën për në fazën e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë mund të gjeni orarin e ndeshjeve për programin e ditës së sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Grupi A
18:55 Lokomotiv Moscow (3) – Salzburg (4)
21:00 Atletico Madrid (2) – Bayern Munich (1)
Grupi B
18:55 Shakhtar Donetsk (3) – Real Madrid (2)
21:00 Borussia Monchengladbach (1) – Inter (4)
Grupi C
21:00 FC Porto (2) – Manchester City (1)
21:00 Marseille (4) – Olympiacos (3)
Grupi D
21:00 Atalanta (3) – Midtjylland (4)
21:00 Liverpool (1) – Ajax (2)

Leave a Reply