PSZh i hakmerret Junajtedit, Juve dhe Barcelona bëjnë detyrën (VIDEO)

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes, Paris Sen Zhermen mundi Mançester Junajtedin në “Olld Traford”, duke iu hakmarrë skuadrës angleze për atë disfatë në ndeshjen e parë në Paris.

Fitorja e PSZh-së doli të jetë me aromë braziliane, pasi Nejmar (2 gola) dhe Markinjos ishin autorët e golave, derisa Rashford realizoi golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”.

Në ndeshjen tjetër të grupit “H”, Lajpcigu në një ndeshje të çmendur me 7 gola, si mysafir mundi Bashakshehirin me rezultatin 4:3.

Junajtedi, Lajpcigu dhe PSZH-ka numërojnë nga 9 pikë, teksa Bashakshehir renditet në pozitën e fundit të grupit me vetëm 3 pikë.

Duelet e radhës janë Lajpcig – Junajted dhe PSZh – Bashakshehir.

Barcelona dhe Juventus nuk gabuan dhe fituan pa shumë probleme ndeshjet e sontme. “Katalunasit” mposhtën 0:3 Ferencvaroshin e Myrto Uzunit në Hungari, me të tre golat që u realizuan në pjesën e parë. Antuan Grizman zhbllokoi sfidën me një gol shumë të bukur me finte, teksa rrugën e rrjetës e gjetën edhe sulmuesit Braitvajt dhe Dembele.

Myrto Uzuni e nisi si titullar dhe luajti për 71 minuta kundër gjigandëve spanjoll, por jo edhe kundër Messit.

Tre gola shënoi edhe Juventusi në Torino kundër Dynamo Kiev. Federiko Kieza gjeti golin e parë si “bardhezi” pas një gafe të portierit mik, teksa në pjesën e dytë shënuan edhe Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Sevilja dhe Çelzi e kishin siguruar kualifikimin më tej dhe sot u ndeshën në “Ramon Sançez Pizhuan” për vendin e parë në grupin “E”.

Skuadra e Frank Lampard dominoi takimin, fituan 0:4 dhe siguruan vendin e parë, teksa Krasnodar falë fitores minimale 1:0 ndaj Ren, siguroi pozitën e tretë dhe një garë verore në ndeshjet e Liga Europa.

Në “Sinjal Iduna Park” u përballën Dortmund dhe Lacio, takim që përfundoi në barazim 1:1. Guereiro shënoi për Dortmundin në pjesën e parë, ndërkohë në pjesën e dytë Imobile nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, grupin “F”, Klub Bryzh në terren vendas mundi Zenitin me shifrat 3:0.

Leave a Reply